Aktualitet
Ujiste bimët e kanabisit në këmbim të ushqimit, dënohet me burg shqiptari
Një shqiptar është dënuar në Holandë me 18 muaj burg, pasi është kapur nga policia në një “fermë” kanabisi.
Ai ka thënë gjatë seancës gjyqësore se merrej vetëm me ujitjen e bimëve dhe në këmbim i mundësohej akomodimi dhe ushqimi
Shqiptari u arrestua në muajin shkurt gjatë një operacioni antidrogë, ku u gjetën dhe sekuestruan 300 bimë kanabis në një apartament në Huesden.
Ndër të tjera, mësohet se ai kishte shkuar në Holandë në rrugë ilegale.