Shkrime
Ujku kapet në rrush/ Historiani serb ‘dërmon’ Vuçiçin
Kjo është goditja më e fortë që ka marrë regjimi aktual në Serbi dhe njeriu i parë i vendit nga Bashkimi Evropian, tha historiani serb Milan St. Protiç, me rastin e rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian, duke theksuar gjithashtu se vështirë që do të mund të refuzojë nga Beogradi zyrtar, kërkesa e mundshme e Komisionit Evropian për të kryer një hetim ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore.
“Nëse një kërkesë e tillë dërgohet, mendoj se presidenti Vuçiç do ta gjejë veten në dilemë se si të reagojë, sepse refuzimi i një komisioni të tillë do të tregonte qartë se Serbia nuk është më e interesuar për integrimin evropian” – deklaroi historiani.
Siç theksoi ai, tani pyetja kryesore është nëse Brukseli do ta zyrtarizojë një kërkesë të tillë, sepse do të ishte shumë e vështirë dhe e turpshme që presidenti serb ta refuzonte.
Sipas shpjegimit të Protiç, kjo do të thoshte se ai do të mbante anën e kundërt në raport me Bashkimin Europian, “dhe kjo do t’u lidhte duart, si regjimit ashtu edhe njeriut të pare të vendit”
Ai nuk habitet nga shumica dërrmuese që votoi pro rezolutës, sepse paraprakisht ishte e qartë se në çfarë humori ishte Parlamenti Evropian.
Duke iu referuar përpjekjeve të autoriteteve për të relativizuar rëndësinë e rezolutës së Parlamentit Evropian, Protiç u shpreh se njerëzit e arsyeshëm, I marrin parasysh udhëzimet, paralajmërimet dhe këshillat e atyre që kanë arritur një nivel më të lartë në stabilitetin e përgjithshëm të shtetit dhe demokracinë.
I pyetur për dispozitën e rezolutës që kërkon pezullimin e fondeve të para-anëtarësimit të BE-së, nëse Beogradi refuzon një hetim ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore, ai u përgjigj se me këtë qeveri, Serbia e ka vënë veten në pozitë të vështirë.
Siç tha ai, vendimi I Parlamentit Europian tregon se shumica e deputetëve atje në tërësi nuk e shohin Serbinë si një partner të barabartë me të cilin të përpiqen për një qëllim të përbashkët. Për ta Serbia, është si një student i pabindur dhe i keq që duhet të futet në dhomë izolimi.
I pyetur nëse edhe vetë Vuçiç,e sjelljen e tij e kishte ndezur fitilin e pakënaqësisë në Parlamentin Evropian, duke i quajtur urrejtës disa vëzhgues evropianë të zgjedhjeve dhe eurodeputetë, Protiç u përgjigj se, si zakonisht, ai ka bërë një vlerësim të gabuar, duke mos pritur që të kishte një rezolutë me një terminologji kaq të ashpër.
“Më duket se në qarqe të caktuara të BE-së durimi po mbaron dhe se manovrat infantile të Beogradit ndërmjet Rusisë dhe Evropës dhe shmangia e detyrimeve të marra, nuk kanë më mbështetje apo mirëkuptim si më parë, mes evropianëve” – theksoi Protiç.
Sipas mendimit të tij, negociatorët perëndimorë kanë arritur të thyejnë dhëmbët për politikën që kanë udhëhequr deri më tani ndaj Serbisë dhe kjo është arsyeja pse kohët e fundit një numër në rritje i njerëzve në Perëndim kanë filluar të kuptojnë se kjo rrugë nuk mund të çojnë në rezultatin që dëshirojnë.
I pyetur për angazhimin e opozitës pro-evropiane, e cila investoi shumë energji për të paraqitur në Parlamentin Evropian se çfarë ndodhi në zgjedhjet në Serbi, ai theksoi se përfaqësuesit e koalicionit Serbia kundër dhunës arritën sukses të madh në nivel evropian dhe tërhoqën më shumë vëmendje sesa mund mund të priste kushdo tjetër.
I pyetur për mjedisin në të cilin filloi konstituimi i Kuvendit të Serbisë, ai theksoi se pyetja e madhe është nëse Kuvendi i Serbisë ka arritur ndonjëherë nivelin e dinjitetit që meriton në kohët moderne, sepse nuk ka pasur vullnet për t’u bërë ai që duhet të jetë në të vërtetë.