Connect with us

Kosova

Ujqërit e Vuçiç janë tredhur nga poshtë/ Pylli me krime lufte mbulohet nga pemët

Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës paditi 45 persona, përfshirë Milan Radoiçicin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, të cilët ishin pjesë e një grupi të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjska shtatorin e kaluar, ndersa nje akt i tillë është cilësuar si sulm terrorist jo vetëm nga autoritetet e Prishtinës por edhe nga gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Sulmi në Banjska u njoh si një nga lëvizjet që uli më tej reputacionin e presidentit serb në komunitetin ndërkombëtar, me indikacione se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të rifitojë besimin dhe se në të ardhmen do të duhet të jetë shumë më bashkëpunues kur bëhet fjalë për përmbushjen e premtimeve që I ka dhene Perendimit

Robert Kozma, deputet i Frontit të Gjelbër-Majtas në Parlamentin e Serbisë, tha per median serbe Danas se Vuçic është politikisht përgjegjës për pasojat e grupit të Radoiçicit dhe Listës Serbe, pavarësisht nga procedura penale.

“Ishte ai qe i krijoi politikisht dhe u mundësoi atyre të bëhen elita e re ekonomike dhe sundimtare në veri të Kosovës. Te mos harrojme se Vucic I quante ata “ujqërit e tij” – deklaroi Kozma

“I vetmi person që duhet të komentojë akuzat e Prishtines ndaj Radoicicit me shokë, është Aleksander Vuçic” – ka deklaruar Dragana Rakiç, deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Serbisë.

“Nga ana tjetër, fakti është se presidenti i Serbisë asnjëherë nuk u ka shpjeguar qytetarëve të Serbisë dhe opinionit publik se çfarë ka ndodhur saktësisht në Banjska, çfarë po bënte grupi i armatosur i drejtuar nga Milan Radoiçiq dhe çfarë armësh të fuqishme u gjetën dhe qe ishin dashur të përdoreshin” – theksoi deputetja serbe, duke potencuar se Vucic, sipas saj ishte i perfshire ne organizimin e sulmit dhe se per kete fakt detajet mbahen te fshehura. Prandaj thellesine e pyllit nuk mund ta shohim, na e mbulojne pemet” – deklaroi Dragana Rakiç.

Advertisement