Bota
Ukraina/ 310 ditë luftë
Rusia nisi sulme të reja me shënjestër ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke goditur edhe lagje të banuara dhe duke shkaktuar viktima.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia po e çon veten gjithnjë e më shumë në një rrugë qorre
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, alarme të reja kundërajrore u raportuan në Kiev dhe rajonet Kirovograd dhe Cherkasy.
Autoritetet bëjnë me dije se janë dëmtuar rreth 25 mijë kilometra rrugë në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka protestuar ndaj Kievit, pas rrëzimit të një rakete ukrainase të mbrojtjes ajrore S-300, e cila aksidentalisht përfundoi në fshat përtej kufirit me Bjellorusinë.
“Ky është një incident shumë i rëndë dhe Kievi duhet të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen, të cilat mund të çojnë në pasoja katastrofike për të gjithë”. – deklaroi Ministri i Jashtëm bjellorus