Connect with us

Bota

Ukraina/ Mbi një milion njerëz të zhvendosur

Numri i personave të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë po rritet, të paktën sipas agjencive humanitare të Kombeve të Bashkuara. Janë njerëz, të cilët pavarësisht luftës, tani kërkojnë strehim në pjesën perëndimore të vendit.

Sipas zëdhënësit të OKB-së, numri i të zhvendosurve brenda vendit deri tani është mbi 1 milion, kurse i atyre që kanë kaluar kufirin llogaritet në mbi 7 milionë e 700 mijë.

Gati 18 milionë njerëz – më shumë se 40 për qind e të gjithë popullsisë së Ukrainës – tani kanë nevojë për ndihmë humanitare. Sipas UNICEF-it, rreth 5.7 milionë fëmijë të moshës shkollore kanë ndërprerë arsimimin.

Advertisement