Sport
“Ukraina, një skuadër e vështirë”/ Silvinjo: Lojtarët janë gati
Një skuadër të vështirë e cilëson Ukrainën, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, para përballjes në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Sylvinho deklaroi se të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje.
Lidhur me Arbër Hoxhën, Sylvinho u shpreh se ai është një element shumë i rëndësishëm për kombëtaren.
“Kjo gjë ndodh në kombëtare. Është moment delikat, lojtarët nuk kanë pasur mundësi për pushime. Ne do të punojmë në këtë situatë. Kemi humbur disa lojtarë, por mundësi e duhur për lojtarë të tjerë për të qenë pjesë e formacionit. Të gjithë lojtarët janë gati. Ne kemi sot një stërvitje, nesër disa ushtrime. Nuk ka nisur Arbër Hoxha ndonjë ndeshje që nga minuta e parë. Udhëtimi në kombëtare është i tillë. Është lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren. Është një grup i vështirë i Nations League. Trajneri i Ukrainës, është shumë i zoti, organizon shumë mirë skuadrën, fizikisht shumë mirë. Janë teknikë, ne duhet të përballemi me këto ekipe”, theksoi Sylvinho.