Bota
Ukraina sulmon rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi
Forcat ukrainase po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së industrisë ruse të naftës.Mediat ruse raportojnë se në flakë është rafineria më e madhe e naftës në Rusi.Sipas mediave lokale, një nga njësitë e përpunimit të naftës është duke u djegur dhe zona e zjarrit ka arritur në 300 metra katrorë.Rafineria e naftës Omsk është më e madhja në Rusi. Kapaciteti i saj është 22 milionë tonë naftë në vit dhe numri i të punësuarve i kalon 3500.