Connect with us

Kosova

Ukraina vendos për Kosovën/ Njohje në mes të luftës

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, tha në fund të javës së kaluar se njohja e Kosovës është “çështje kohe”. Deklarata shkaktoi polemika sepse pasoi menjëherë pas Samitit të Ukrainës dhe Evropës Juglindore në Tiranë, ku u votua Deklarata, në të cilën u theksua mbështetja e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991.

Aleksandër Zhivotiç, profesor në Departamentin e Historisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, vlerëson se njohja e Kosovës nga Ukrainës do ishte një goditje e madhe për Serbinë dhe rezultat i lobimit, por dyshon se do të ndodhë sepse një veprim i tillë do të dëmtojnë në mënyrë drastike pozitën e këtij vendi në mes të luftës me Rusinë.

Nga ana tjetër, analisti politik Visar Zani, vlerëson se njohja e Kosovës nga Ukraina është e ndërlikuar dhe një proces që lidhet me ngjarjet gjeopolitike në rajon dhe në botë, por që as Ukraina dhe as Kosova nuk do kenë meritën sepse do të jetë një vendim politik i SHBA-së dhe BE-së.

Ai theksoi se tashmë ka zhvillime pozitive dhe se në thelb nuk ka rëndësi nëse Ukraina do ta njohë Kosovën tani apo pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Sreçko Gjukiç, ish-diplomat dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, vlerëson se çështja e njohjes së Kosovës nuk do të jetë çështje e Ukrainës, pasi ajo është e fokusuar te lufta me Rusinë.

I pyetur se sa rëndues është për Serbinë fakti që ajo mbajti një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, Gjukiç theksoi se qëndrimi serb është shumë i ndërlikuar.

Advertisement