Connect with us

Rajon

Ulur mbi dy karrige, Vuçiç mbetet i rrezikshëm

Editorial nga NTV.AL – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po shton çdo ditë tensionet politike prej ultranacionalisti sheshelian. Ai ka krijuar atmosferë lufte në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje, më tendencë të hapur shoviniste: “të gjithë serbët në një shtet”. Gjithashtu ai mjaftë ka mbajtur në tension situatën politike dhe të sigurisë në very të Kosovës, për ti penguar organet në shtrirjen e plotë të sovranitetit.

Dihet se rritja e tensioneve është në interes jo vetëm të Serbisë por edhe të Rusisë. Ballkani I stabilizuar dhe situata e qetë fal ndërhyrjes së botës Perëndimore, është kundër interesave të Putinit dhe të Vuçiçit, dy binjakëve orthodox siamez. 

Aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar shumë kohët e fundit, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve të Vagner dhe formacionit “Ujqërit e natës” në barrikadat që strukturat e Serbisë, vetëm pak javë më pare I paten ngritur me urdhër të Vuçiç në veri të Kosovës”

Kjo është një e vërtetë e pa mohueshme, kur dihet së pas luftën Serbia duke e instrumentalizuar minoritetin serbe ne veri, ka vendosur disa herë barrikada, individë me rekorde kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës kurse kriminelët serb, “Rojat e Urës”, kanë rrahur apo keqtrajtuar shqiptarë, duke mos i lënë ata të vendosën në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës. 

Kosova po kalon nëpër turbolenca të forta politike dhe nuk përjashtohet të ketë incidente të tjera, shtuar këto prej temës së asociacionit, dosja e së cilës mbetet përvëluese mbi tavolinën e bisedimeve, me kushte që për shumicën e njerëzve dhe po ashtu opozitës, janë të papranueshme.

Duket sikur po kthehemi në fillim viteve e 90, kur Serbia, permes tragjedisë së luftës, u shkëput nga ish Jugosllavia me dhunë e gjak. Nëse lufta në Ukrainë do të zgjasë, e duket së po, Vladimir Putin ka mundësi të provokojë më luftë edhe Ballkanin, ku ka aleatin e saj natyror, Serbinë e pa reformuar të Aleksandër Vuçiç, i cili është fokusuar te ndarja e Kosovës mbi baza etnike, e që për çudi ende po tolerohet nga bota demokratike. 

Por vendimi i presidentit serb për tu rreshtuar krah Perëndimit përsa i përket propozimit franko gjerman për marrëveshjen për çështjen e Kosovës dhe mundësia e rreshtimit të ri të Beogradit në lidhje me sanksionet e Bashkimit Europian, duket se kanë shqetësuar jashtë mase Rusinë.

“Kremlini e kupton se lidershipi i Serbisë është nën presion dhe vlerëson qëndrimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, duke shpresuar në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve” –  u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një reagim ndaj deklaratës së presidentit serb se ndoshta do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne e kuptojmë plotësisht presionin e paprecedentë të Perëndimit kolektiv mbi udhëheqjen serbe, koston dhe përpjekjet që ishin të nevojshme që udhëheqja serbe t’i rezistonte këtij presioni deri më sot,” tha Peskov. 

Ai gjithashtu vuri në dukje se Rusia ushqen marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe se, siç tha ai, ato kanë “rrënjë të thella historike, kanë një të tashme jashtëzakonisht domethënëse dhe Kremlini është i bindur për perspektiva të mëdha për të ardhmen”.

Teksa fokusi i perëndimit është që mos të lejoi në tërësi ndikimin e Rusisë në Serbi, pavarësisht fjalëve, kjo duket së nuk po rezulton e suksesshme, pasi Vucic ende po mban lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Kremlinin. Se deri kur Ai do të mbetet i ulur mbi dy karrige, mbetet që koha ta tregojë.

 

Advertisement