Connect with us

Kronike

“Unë jam e martuar”/ Rrëfehet e reja që u plagos nga 41-vjeçari: Kam bërë plan të të therë…

Dje një ngjarje e rëndë ndodhi në Korçë, ku 41-vjeçari Ilir Çami plagosi me thikë Manderina Çela. Gjatë ditës së djeshme u raportua se ata të dy kanë pasur një marrëdhënie së bashku më parë, por këto uu hodhën poshtë nga vetë e plagosura, e cila tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me të. Për emisionin “Me zemër të hapur”, Manderina ka rrëfyer se ajo e ka denoncuar atë më parë, por sërish ai është lënë i lirë nga Policia. Më tej ajo shtoi se kjo është një situatë që po vazhdon prej 3 vitesh dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të, pasi është e martuar.

“Kam dhimbje, kam marrë plagë në fyt, dorë, krah, ku nuk ka marrë. Ditën e djeshme, kishin nipin shtruar në spital, erdha këtu dhe i dhashë supë, ai më kishte prerë rrugën.

Më përndjek prej 3 vitesh dhe më kërcënonte me jetë, ja siç më bëri. E kam denoncuar në polici, unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë. Nuk kam fare të bëj me këtë person, unë një burrë kam pasur dhe një kam, as të dashur nuk e kam, s’kam lidhje fare, ky është futur nga një x person, nuk dua të them emër.

Nuk kam njohje të mëparshme me këtë person, është i futur nga dikush tjetër. Më ka dalë tek Katedralja, më kërkoi për të pirë kafe se pranova. E kam denoncuar mbi 10 herë. Erdhi në shtëpi, nuk e di se çfarë donte të më bënte, a të më vriste, por e kapi burri.

Ka një vit që më erdhi në shtëpi. Nuk isha vetë, nuk dola, u trondita. U goditën me njëri-tjetrin dhe njoftova policisë. E dënuan me 6 muaj burg.

Unë njihem me personat e tjerë. Nuk dua ta prek si histori, ka 3 vite që e kam mbyllur si muhabet. Midis Ilir Çamit dhe këtyre personave ka njohje, para pak ditësh mori nipin tim në telefon dhe i tha “Jam në lokal me x person në filan vend”.

Isha ora rreth 09:00, më doli para spitalit. I thashë ‘largohu mos më dil më, më lër në hallet e mia, nuk kemi gjë bashkë, për çfarë më ndalon në rrugë’. Më tha: “Sot kam bërë plan për të të therur”. Nxori thikën dhe s’mbaj mend çfarë u bë. Më shtriu në tokë dhe më vendosi thikën në grykë, aty pashë një burrë që erdhi e kapi, e hoqi dhe pastaj nuk mbaj mend më gjë, shkova në spital pa ndjenja.

Para një dite u shkëmbyem në rrugë, por nuk folëm. Donte të pinte kafe me mua, por se pranoja. Bashkëshorti e di ngjarjen, ai është tronditur, nuk ndihet mirë as ai dhe as fëmija. Do ta denoncoj edhe personin që ka shtyrë Ilir Çamin të më përndjekë”, tha Çela.

Advertisement