Kosova
Unë viktimë, ne viktima/ Vuçiç qan me pikë të lotit
Vuçiç e filloi fjalimin e tij të madh para përkrahësve të tij në Beograd, duke folur për “pogromin e organizuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti kundër jetës së serbëve në Veri” si edhe për “presionet e tmerrshme” dhe “sulmet” ndaj Serbisë” prej Komunitetit Ndërkombëtar
“Gjatë gjithë vitit të kaluar kemi pasur probleme të panumërta për shkak të pogromit të organizuar të Kurtit kundër jetës serbe në Kosovë dhe persekutimit të popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi. (…) Ne gjithashtu patëm presion të tmerrshëm nga Perëndimi. Nuk është rastësi që sulmet rreth politikës sonë të jashtme u shumëfishuan, u përshpejtuan dhe u ndërlikuan. Na thane i vendosni sanksione Rusisë, distancohuni nga miqësia me Kinën dhe bëni gjithçka që kërkojmë nga ju, por ne rezistuam dhe fituam” – deklaroi Vuçiç
Presidenti serb më pas shtoi se të njëjtët “ata” së bashku me “miqtë e tyre të huaj, futën në Parlamentin Evropian një rezolutë turpi, dhe sipas tyre, Vuçiç është fajtor për parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”, duke theksuar se “Ata e urrejnë Serbinë dhe duan ta shfuqizojnë shtetin tone”.
Në një episod tjetër të diskreditimit të rezolutës së PE-së, e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e regjistruara gjatë zgjedhjeve të dhjetorit, presidenti Vuçiç pa një mundësi për t’i atribuar, si gjithmonë, urrejtjen ndaj Serbisë atyre që folën për parregullsitë.
“Serbët sot janë të kërcënuar, duhet ti ndihmojmë ata që jetojnë në Kosovë e kudo tjetër” – theksoi Vucic duke thënë se prej kohësh ka pyetur veten se cili është problemi, dhe pse këta njerëz sulmojnë Serbinë prej kaq shumë vitesh.