Connect with us

Aktualitet

UNICEF: 35 000 shqiptarë do zhyten në varfëri

Në një raport të fundit, UNICEF shkruan se Shqipëria do të shkojë drejt varfërisë. Në raportin mbi shkallën e varfërisë të fëmijëve në vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, të prekur nga kriza e luftës, është edhe vendi ynë.

UNICEF shkruan se në Shqipëri rreth 35.000 qytetarë, ndër ta rreth 9000 fëmijë, do të zhyten në varfëri, si pasojë e krizës.

Do të humbin jetën 19 fëmijë si pasojë e varfërisë dhe 743 fëmijë do të lënë shkollën, shkruan raporti. Përsa i përket Kosovës, rreth 41.000 persona që do të bien në varfëri, ku 16.000 prej tyre janë fëmijë.

 

Advertisement