Connect with us

Sport

United kontakton Adrien Rabiot

Manchester United ka kontaktuar Adrien Rabiot për të diskutuar një transferim të mundshëm në “Old Trafford”. Mesfushori francez mund të bëjë një transferim me parametra zero këatë merkato pasi kontrata e tij me Juventusin do të skadojë javën e ardhshme.“The Athletic” raporton se United ka folur me agjentin e lojtarit për të shprehur interesimin.Rabiot pothuajse iu bashkua “Djajve të Kuq” vitin e kaluar, por marrëveshja u prish sepse të dy palët nuk arritën të bien dakord për kushtet personale dhe ai përfundoi duke qëndruar te Juventus.Rabiot pranoi në fund të vitit të kaluar se dëshiron të luajë në Angli, duke thënë: “Unë gjithmonë kam thënë se do të doja të luaja në Angli. A do të ndodhë në fund të kontratës time? Nuk e di, por unë e kam këtë qëllim.”Pavarësisht se kontrata e tij po përfundon, Rabiot ende mund të përfundojë duke qëndruar te Juventus pasi italianët po përpiqen ta bindin atë të nënshkruajë një kontratë të re.

Advertisement