Aktualitet
Universiteti/ Leksionet bëhen me detyrim…
TIRANË– Prezenca e studentëve në auditore tashmë nuk do të jetë në vullnetin e tyre të lirë, por do të jetë e detyrueshme. Ministria e Arsimit ka publikuar një udhëzim të ri ku ka përcaktuar edhe limitin e mungesave që i lejohet një student të kryejë, në të kundërtën do të penalizohet deri në përsëritjen e vitit akademik. Qëllimi i këtij udhëzimi, sipas Ministrisë është përcaktimi i frekuentimit të procesit mësimor sipas llojit të veprimtarive mësimore në programet e studimit me karakter profesional, programet e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë e studimit. Pra kjo % e mungesave të lejuara është e ndryshme për Fakultete, por edhe programe mësimore. Minimumi është i prezencës në auditorë do të jetë 50%. Në disa Fakultete ka ekzistuar si praktikë edhe më herët që pedagogët merrnin mungesa për të ndikuar më pas në vlerësimin e studentit në përmbyllje të semestrit, megjithatë duhet theksuar se me këto ndryshime, tashmë leksionet janë bërë me detyrim.