Connect with us

Kosova

Ura do hapet disa orë në ditë/ Plani me faza mbahet i fshehtë

Një hapje “disa orë në ditë” si fazë e parë e hapjes së Urës së Ibrit, mund të jetë njëra nga opsionet që po shqyrtohet seriozisht në diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe vendeve te QUINT-it.

Kjo levizje shihet si një ‘kompromis’ mes dy pozicioneve diametralisht të kundërta: në njërën anë KFOR-it që s’ka dhënë kurrëfarë indikacioni të zhvendosjes së pranisë së stacionuar të saj mbi Urën e Ibrit dhe qeverisë kosovare që hapjen e saj e ka dhënë për fakt të kryer; si “çështje të mbyllur.

Media ne Kosove ka provuar të marrë një konfirmim nga Qeveria se a po diskutohet kjo “hapje disa orëshe në ditë…si fazë e parë”; por nuk ka marrë as konfirmim e as mohim.

Sipas këtij skenari në vend të bllokadës së betonit në pjesën fundore (veriore) të Urës së Ibrit paramendohen të vendosen bllokada automatike që do aktivizohen në nivel të rrugës, qe happen apo mbyllen në kohë te caktuar të lejuar.

Hapja e Urës së Ibrit nga Qeveria e Kosovës gjeti rezistencë të madhe ndërkombëtare, e madje, KFOR-i deklaroi do të mund të merrte qasje “vazhdimisht bllokuese” nëse do të hapej ura pa parapelqim. Megjithatë, duket se bisedimet kanë marrë një trajtë tjeter – gjetjen e mesit te arte.

QUINT-i dhe KFOR-i nuk janë shprehur kundër hapje së urës per-se, por vetëm për mënyrën e zgjedhur të qeverisë kosovare.

Bashkimi Evropian beson madje beson ta fus atë edhe në agjenden e bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Tonet janë mprehur ditë e më shumë, kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se qeveria kosovare në planin e saj të hapjes “nuk merr parasysh rreziqet” që mund t’u kanosen ushtarëve të KFOR-it dhe atyre amerikanë.

Njëjtë tha edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila me të pranuar raportin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikimin e jetëve të ushtarëve amerikanë, ngriti pyetjen se në interes të kujt është që polici kosovar dhe ushtari amerikan të konfrontohen ballë për ballë?

Advertisement