Kosova
URA E URREJTJES Eksperti austriak tregohet i prerë, prezanton edhe një “pako”…
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger duke folur në lidhje me debatin mbi hapjen e urës së Ibriti në Mitrovicë, u shpreh se ura duhet të hapet mënjeherë, pasi nuk mundet që një pakicë të imponojë ndarjen e qytetit. Po ashtu, ai i cilësoi si të papranushme deklaratat dhe kritikat e ndërkombëtarëve.
“Ura në Mitrovicë duhet të hapet menjëherë për të gjithë trafikun. Nuk ka asnjë mënyrë që një pakicë të imponojë ndarje të qyteteve me kufizime të tilla trafiku në një demokraci evropiane. Kërcënimet e dhunës publike janë krejtësisht të papranueshme dhe duhen refuzuar. Zbutja e vazhdueshme nga ambasadorët e QUINT-it për kërkesat irracionale serbe, është përtej arsyes apo diplomacies. Çështja e rrugëve të brendshme të Kosovës nuk është pjesë e dialogut të dështuar. Ky I fundit duhet të riemërohet në pajtim dypalësh dhe dialog infrastrukturor ndërmjet 2 shteteve sovrane, Serbisë dhe Republikës së Kosovës” – ka theksuar eksperti austriak.
Krahas kësaj, Fehlinger dha edhe një propozi interesant. Sipas tij, hapja e urës do duhej të shoqërohej me një pako mbështetëse, e cila do përmbante disa pika kyçe dhe produktive.
Ndër të tjera, eksperti austriak shtoi se bllokimi i hapjes së urave në Evropë nuk është pjesë e asaj që duhet të bëjnë diplomatët evropianë.
“Shtetet fqinje sovrane duhet të diskutojnë dialogun rajonal të infrastrukturës ndërkufitare, por Serbia nuk ka të drejtë të bllokojë rrugë apo urë në Kosovë. BE-ja duhet të ndihmojë për ta sjellë Serbinë në tryezë duke ofruar të paguajë për të gjitha këto projekte të rëndësishme infrastrukturore duke e bërë jetën e të gjithë qytetarëve të veriut të Kosovës shumë më mirë. Bllokimi i hapjes së urave në Evropë nuk është pjesë e asaj që duhet të bëjnë diplomatët evropianë” – potencoi Gunther Fehlinger