Connect with us

Politike

‘Urdhër nga Rama’/ KAS rrëzon sërish Berishën: Ai kontrollon çdo…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e KAS për rrëzimin e ankimimit të tij që të pezullohej regjistrimi i PD-së së Alibeajt në zgjedhje. Berisha tha para gazetarëve se KAS ka marrë urdhër nga Edi Rama. Për këtë të fundit, kreu i PD-së, shtoi se ka kontroll në çdo qelizë të administratës shtetërore.

“Është një urdhër nga Edi Rama. Rama sot është njeriu që edhe sot që nuk njeh asnjë ligj, rregull moral, që kontrollon çdo qelizë të kësaj administrate të këtij shteti”, tha Berisha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot me shumicë votash kërkesën ankimore të përgatitur nga Rithemelimi për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Advertisement