Connect with us

Aktualitet

Urdhri i Ministrisë së Arsimit, zbulohet data kur nis viti i ri shkollor

Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e vitit shkollor 2023-2024 ku përcakton se përfundimi i shkollës do të jetë më 14 Qershor, përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024.

Risia në vitin e ardhshëm mësimor është edhe mosha e nisjes së klasës së parë. Sipas ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç, por kushti është që të mbushë 6 brenda 31 Dhjetorit të atij viti kalendarik.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit Prill.

Në të thuhet se në arsimin bazë, mësimet fillojnë më 11 shtator 2023 dhe mbarojnë më 14 qershor 2024.

Advertisement