Bota
Uria në Gaza/ Trump shpërthen kundër Netanyahut: Po e zgjat luftën për pushtet

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Gazën të premten, në një kohë kur rritet trysnia ndaj administratës së presidentit amerikan për të reaguar ndaj krizës humanitare në këtë zonë palestineze.
Gjatë qëndrimit të tij, Witkoff do të vizitojë një qendër për shpërndarjen e ndihmave humanitare, e cila operohet nga një organizatë e financuar nga SHBA.
Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë javë e ka pranuar hapur se në Gaza ekziston “uri e vërtetë” – një deklaratë që duket se bie në kundërshtim me retorikën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Burime të cituara nga revista The Atlantic tregojnë se Trump mendon se Netanyahu po e zgjat konfliktin për arsye politike dhe për të ruajtur pushtetin.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, kjo pakënaqësi e Trump nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor në politikën e SHBA. Ai tani e sheh Hamasin si përgjegjës për përfundimin e luftës, dhe jo Izraelin.

