Connect with us

Rajon

Urrejtja serbe në AND/ Petkoviç i turret von Cramon

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, duke u përpjekur dëshpërimisht ta mbrojë shefin e tij i cili ka urdhëruar që Lista Serbe të mos marr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës,  është marrë edhe me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.

Ai ka thënë se “do të ishte më mirë që Violës t’i vijë keq dhe të protestojë për faktin që Prishtina prej 10 vitesh po refuzon të përmbushë obligimet e saj dhe të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilën është pajtuar në dialogun në Bruksel, sesa të sulmojë Listën Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje”.

“Lobistja e hapur shqiptare, në vend që të kritikojë fëmijën e saj nga Prishtina për mosrespektim të obligimeve të nënshkruara, fajëson Beogradin zyrtar “pa asnjë provë” se ai qëndron pas vendimit të serbëve nga Kosova për bojkotimin e zgjedhjeve”, ka thënë Petkoviq në një kumtesë

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, nuk u mjaftua me fyerje por ka shtuar se “përpara se të vazhdojë të “marrë rrogë” për sulmet ndaj Beogradit, von Cramon duhet të shikojë deklaratën e, siç e quan ai Listën Serbe të formuar nga Vuçiqi, “popullit serb nga Kosova” të datës 5 nëntor 2022, ku thuhet “se nuk ka kthim në institucionet derisa të mos formohet Asociacioni në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Obligimet ekzistojnë vetëm kur është në pyetje Beogradi, ndërsa Prishtinës gjithçka i falet?” ka vazhduar Petkoviq, duke shtuar se “nëse është kështu, atëherë të mos na fyej inteligjencën duke e zëvendësuar tezën se serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar janë përgjegjës për diçka”.

 

Advertisement