Connect with us

Lifestyle

Ushqime për tru të shëndetshëm

Organi më jetësor i trupit tonë padyshim se është truri, pasi kontrollon pothuajse gjithcka dhe është ai që komandon funksionimin e organeve tjera.

Por ka disa ushqime që në mënyrë efektive ndikojnë në përmirësëimin e shëndetit të trurit.

Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve.

Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin.

Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit.

Domatet janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.

Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij. Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.

Brokolit janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.

Arrat konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.

Advertisement