Bota
Ushqimet në Itali kthehen në flori

Lufta në ukrainë dhe kriza energjitike kanë ndezur garën e inflacionit me kohën në Itali, një garë e cila duket e destinuar të mos ndalet, teksa në shtator Indeksi Kombëtar i Çmimeve të Konsumit është rritur sërish me 3 shifra dhjetore, duke e çuar rritjen me bazë vjetore në 8.9%.
Efekti kryesor i krizës inflacioniste ka rënë më së shumti në karrocat e ushqimeve në supermarket dhe tregje ku çmimet kanë prekur rekorde historike. Për krahasim duhet të kthehemi 30 vjet mbrapa, në vitin 1983. Një ngushëllim i vogël ky për të shpresuar për më mirë
Por më e keqja do të vijë ndoshta nga energjia e shtrenjtë. Autoritetet kanë zbuluar se gati 5 milionë italianë i kanë anashkaluar pagesat e faturave
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, teksa çmimi i energjisë në tremujorin e fundit ka pësuar rritje me 59% – dhe akoma më keq, frika është se rekordin do ta mbajë çmimi I gazit me një rritje prej + 70% në nëntor.

