Lifestyle
Ushqimet që rrisin rrezikun e prekjes nga skleroza
Një studim i ri thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme për të pasur një shëndet sa më të mirë mendor, veçanërisht kur plakemi.
Në revistën shkencore “Neurology” është vëzhguar lidhja midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe rrezikut të zhvillimit të problemeve të trurit, si skleroza.
Studimi ka treguar se nëse një person zëvendëson 10% të konsumit ditor të ushqimeve ultra të përpunuara me ushqime të tjera si fruta të freskëta, perime, bishtajore, qumësht ose mish, rreziku i sklerozës ulet deri në 19%.
Duke llogaritur edhe faktorët e rrezikut që ndikojnë në sklerozë si mosha, gjinia, historia familjare apo sëmundjet kardiovaskulare, ata arritën në përfundimin se për çdo 10% rritje të konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara, rreziku për të vuajtur nga demenca rritet me 25%.