Connect with us

Lifestyle

Ushqimi i famshëm që mund t’i ndihmojë fëmijët të rriten

Mëngjesi duhet të jetë mbreti i vakteve të ditës. Mirëpo, një ide fantastike është përfshirja e vezëve në mëngjes, pasi në këtë mënyrë mund të thithim një sasi më të madhe proteinash.

Për fëmijët, konsumi i vezëve është edhe më i rëndësishëm: i ndihmon ata të rriten.

Sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Uashingtonit të publikuar në  Pediatrics,  konsumimi i përditshëm i vezëve mund të garantojë që fëmija të mos ketë probleme me gjatësinë apo peshën e tij.
Advertisement