Connect with us

Politike

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Rama: Ka fuqi të barabartë me zero

Kryeministri Edi Rama e cilësoi fuqinë e ushtrisë serbe të vendosur në kufi me Kosovën, si të barabartë me zero. Ai tha se të gjithë këto veprime nga Serbia lidhen me politikën e brendshme dhe se nuk kanë asnjë lloj fuqie të caktuar. Sipas Ramës, gatishmëria ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, është njësoj sikur Meksika të çojë ushtrinë në kufijtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Njësoj si ushtria e Meksikës të shfaqet në kufijtë e SHBA-së. Çfarë mund të bëjë? Asgjë! Lidhet e gjitha me politikën e brendshme”-u shpreh Rama.

Lajmi në përditësim…

Advertisement