Connect with us

Lifestyle

Ushtrimet plyometrike, mënyra më efektive për të djegur dhjamin

Ndoshta keni dëgjuar më parë për ushtrimet plyometrike. Shumica e njerëzve i shohin lëvizjet plyometrike si stërvitje për atletët të cilët duan të vrapojnë më shpejt, të kërcejnë më lart dhe ta përmirësojnë atleticizmin e përgjithshëm.

Dhe po, hulumtimet tregojnë se faktikisht stërvitjet plyometrike mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të lartcekura.

Por, më mirë se kaq, kur bëhen siç duhen, ushtrimet eksplozive plyometrike mund t’ju ndihmojnë që gjithashtu të humbni peshë.

Pra, nëse ushtrimet plyometrike janë të mahnitshme, atëherë cila është mënyra më e mirë për të filluar me to? Ndiqni këto tri këshilla:

1. FILLONI NGADALË

Bëni ushtrime 10-minutëshe plyometrike një herë në javë, dhe jepni vetës disa orë pushim mes këtyre ushtrimeve dhe sesioneve të ngritjeve me pesha. Ushtrimet plyometrike bëni derisa nuk mund ta rregulloni frymëmarrjen nga lodhja për tre apo pesë minuta pas stërvitjes.

2. NDIQNI NJË PROGRAM

Me ushtrime plyometrike filloni për disa javë vetëm me peshë të trupit, ndërsa kur e vëreni veten se keni shënuar progres të madh, atëherë filloni ta sfidoni veten më shumë.

3. ZGJATNI MUSKUJT MIRË

Trajnerët e fitnesit rekomandojnë ta ngrohni trupin me ushtrime kardio apo kërcime si ‘jumping jack’ para se të filloni me ushtrime plyometrike. Gjithashtu ekspertët sugjerojnë të mos i bëni ushtrimet plyometrike në beton, sepse mund t’i dëmtoni seriozisht nyejt.

Advertisement