Kronike
Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës, arrestohet 55-vjeçari
Një 55 vjeçar, banues në Patos, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Policia informon se personi me inicialet P.T është arrestuar në flagrancë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.