Kronike
Vajzat e mitura dhunuan bashkëmoshataren, policia nis hetimet
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa të mitura që dhunojnë dhe bullizojnë një bashkëmoshatare të tyre, ju informojmë se:
Menjëherë pas publikimit të videos, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur hetimet dhe verifikimet për identifikimin e të miturave dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.