Politike
Vangjeli: 85% e çështjeve që SPAK ka hapur kanë të bëjnë me mandatin ‘Rama 1’ apo ‘Rama 2’
Gjithashtu analisti theksoi se procedurat e ndjekura nga SPAK kanë lënë shumë për të dëshiruar, pasi janë përdorur standarde të dyfishta për çështje të ngjashme dhe procedura të cilat kanë shkelur të drejtat e njeriut.
Vangjeli: Elita e politikës shqiptare, kanë probleme me SPAK. Dhe duke jua thënë këtë, prapë nuk po them cilësinë e gjësë. E kanë bërë në rregull, e kanë bërë gabim, e kanë bërë me frymëzim politik, e kanë bërë sipas procedurave e me radhë. Dhe në qoftë se vjen fjala tek procedurat, procedurat kanë lënë shumë për të dëshiruar. Standarde të dyfishta për çështje të ngjashme, procedura të cilat kanë shkelur të drejtat e njeriut, qoftë ky edhe nga ata njerëz për të cilët së paku gjysma e popullsisë e qytetarëve shqiptarë betoheshin se ishin kriminelë dhe maskarenj. Po çfarë ka një anë tjetër të çështjes, nëse e shikon me qetësi. Opozita më e madhe e Edi Ramës sot, janë mëkatet e qeverisjeve të tij. Ka një frazë të cilën që ai vetë e thotë, por që ka kaluar pa vëmendje, por që në fakt mua më duket shumë dramatike. SPAK-u, dhe çfarë ka bërë SPAK-u? Deri tani 85% e çështjeve që ai ka hapur kanë të bëjnë me mandatin e parë apo të dytë të qeverisjes.