Politike
Varhelyi takim me Jorida Tabakun: Diskutuam për hapat e ardhshme të procesit të integrimit
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi është takuar me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi u shpreh se kanë diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
‘Pas vizitës sime të javës së fundit në Shqipëri, u takova me Jorida Tabaku. E përgëzova për punën e saj të përkushtuar si Kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrim në BE.
Diskutuan hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE Dhe projektet për të mbështetur Shqipërinë në ditën e zgjedhjeve.’- shkruan Varhelyi.