Rajon
Varhelyi: Vuçiç duhet të vijë në Samitin e Tiranës
SERBI- Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Beograd ku dhe ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Sipas mediave serbe, takimi filloi në orën 11:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, ndërkohë që Varhelyi, insistoi që Vuçiç duhet të jetë prezent në Samitin e Tiranës.
“Kemi biseduar për energjinë dhe emigrimin, dy çështje të rëndësishme që i kam diskutuar sot me presidentin e Serbisë, sa i përket energjisë, mendoj se kemi arritur marrëveshje të mira”, tha Varhelji.
Në prani të presidentit serb dhe komisionerit evropian, sot në Beograd janë nënshkruar tri marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Marrëveshja për mbështetjen e BE-së për Serbinë në menaxhimin e emigracionit, forcimin e sistemit të menaxhimit të migracionit dhe kontrollit të kufirit u nënshkrua nga Ziofre dhe ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Donatela Bradiç.