Rajon
Vasalët kinezë, media gjermane për Vuçiç dhe Orban
Mediat në gjuhën gjermane kanë raportuar gjerësisht për turneun e presidentit kinez Xi Jinping nëpër tre vende evropiane, porse qëndrimi i tij në Serbi mori vëmendje të madhe në analiza.
“Koha është simbolike”, vlerëson Zidojce Zeitung, duke kujtuar se ditën e djeshme u mbushën plot 25 vjet që kur avionët e NATO-s bombarduan ambasadën kineze në Beograd.
“Në Beograd e kanë të nevojshme të prodhojnë imazhe “ikonike” për audiencën në Kinë, por edhe për të gjithë jugun global për të vënë në dukje “hipokrizinë” e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të” – thotë Alicja Bahulska nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Serbia do të tregojë se NATO nuk ofron siguri, por punon kundër interesave të Kinës dhe Rusisë” – tha ajo për Zidojce.
Bahulska më tej vlerësoi se ofimi I qilimit të kuq Xi, i përshtatet stilit “oportunist” të presidentit serb Aleksander Vuçic. Sipas saj nga njëra anë, ai aspiron të anëtarësohet në BE, por nga ana tjetër, përmes “miqësisë së fortë” me rivalin strategjik të Brukselit, Vucic po përpiqet të forcojë pozicionin e tij negociues.
Një gjë e ngjashme përmendet edhe në analizën e një programi tjetër të shërbimit publik ZDF. Aty, Abigail Vaselije nga Instituti ‘Mercator’ për Studimet e Kinës thotë se koha e vizitës në Serbi është një simbol që Xi refuzon zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.
“Berliner Zeitung” shkruan se Vuçicit “i duhen Kina dhe Rusia për të minuar planet perëndimore për të ardhmen e Kosovës”.
Për RND foli Reinhard Buttikofer, përfaqësuesi evropian i të Gjelbërve gjermanë, i cili e sheh viziten e presidentit kinez në Serbi dhe Hungari si një “provokim” për Bashkimin Europian.
Butikofer i quajti Vuçicin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orbán si “dy vasalët më të rëndësishëm të Kinës në Evropë”. Duke shkuar në Beograd dhe Budapest, sipas Bitikofer, Xi tregoi se ambiciet gjeostrategjike të Pekinit nuk janë aspak të kufizuara vetëm në Azi.
Për shërbimin publik zviceran SRF foli eksperti i Kinës Johan Fuhrman, i cili mendon se turneu i Xi-t ka për qëllim edhe publikun vendas, për të treguar se Kina ka miq në botë.
“Kinezët po përpiqen të luajnë me kartën se ka interesa të ndryshme evropiane” – theksoi Furman