Sport
Vasil Ruci: Kur shkuam në Barcelonë i bleva gruas…Histori të pa rrëfyera
Vasil Ruci, një prej legjendave të Flamurtarit të Vlorës që ka arritur ndër majat e futbollit shqiptar në Europë në vitet 80’ pasi i shënoi 2 gola Barcelonës, ka treguar më shumë rreth përjetimeve të këtyre momenteve.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka treguar se kur do të luanin në Barcelonë, ekipi shqiptar bëri pazar pothuajse gjithë ditën. Ai tregon ndër të tjera se për pak ditë do të martohej dhe me këtë rast, i kishte blerë gruas një freskuese.
Ndeshja ishte në 9 pa çerek, kemi shkuar në stadium në orën 7. Disa erdhën me taksi në stadium për të luajtur me Barcelonën. Dieta ishte 2 deri në 3 dollarë dita.
Ne kishim kaluar dhe disa dollarë me vete. Blemë bluza, magnetofon. E bukura është se për 3 ditë martohesha dhe i bleva gruas një freskuese. Ndeshja doli barazim. Ata u befasuan me futbollin e luajtur.
Vetëm në vitin 1987 nuk donim që të na binte për arsye se ishim të bindur se do të kualifikoheshim, do të shkonim në 8-she. Barcelona na prishi punë.
Ju keni shënuar 2 gola ndaj Barcelonës.
3 muaj përpara, Barcelona humbi finalen e Champions dhe më pas erdhi dhe luajti me ne.
Si ishte momenti kur ju ra shorti dhe ju duhej të përballeshit me Barcelonën?
Të gjithë ishim të grumbulluar në Llogara dhe kur na ra shorti, askujt nuk iu besohej që do të luanim me Barcelonën. 3 muaj më para kishte humbur me Champions League. Erdhën goxha gazetarë në atë kohë në Vlorë ku luhej ndeshje.
A patët emocione në ndeshjen e parë?
Erdhën një javë para dhe na panë në një ndeshje gazetarët e Barcelonës. Dhe më pyet gazetari se “a do të bësh gol me Barcelonën”? “Shumë e vështirë që t’i bësh Barcelonës gol”, i thashë, “por fatin do ta kem unë atë ditë” dhe kështu ndodhi.