Connect with us

Politike

Vasili në Kuvend: Ai që rrëmben 430 mln euro ka imunitet

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh kritik ndaj mazhorancës duke theksuar se kanë grabitur qytetarët gjatë kësaj qeverisjeje.

Gjithashtu u shpreh se reforma në drejtësi nuk ka dhënë rezultatet e duhura, pasi nuk ka përmirësuar asgjë për shqiptarët.

“Kjo sot është prova e asaj që quhet kooperativa rilindase në drejtësi. Sot pamë një tog të madh muhabetesh për të kaluar radhën sepse ai që është misioni kryesor i drejtësisë për ta kapur ka ndodhur.  Kjo reformë a ka përmirësuar ndonjë gjë për qytetarët? Siç e dimë ka një zhgënjim të madh, dhe sot qytetarët po thonë ishte më mirë kur ishte më keq. Pas kaq vitesh nuk u thonë dot qytetarëve asnjë tregues që sot është më mirë. Flasin për male dosjesh, por për pandëshkueshmërinë e betonuar nuk flasin.  Dënohet zënë një sekretare, por ka imunitet ai që rrëmben 430 mln euro”, tha ndër të tjera Vasili, duke shtuar: “I kemi parë, me vëllezër motra, ministra atje i ke me radhë, të tanët i kemi këto. Kemi nepotizëm kokë e këmbë. Nuk ekziston asnjë limit dhe nuk është respektuar asnjë rregull”.

Advertisement