Connect with us

Politike

Vasili: Rama iu jep zemër dhe miliona hajdutëve

Deputeti Petrit Vasili në një dalje për mediat në prani edhe të koordinatores Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama se ky i fundit bëri show kur shkoi para zgjedhjeve të prillit për të parë inceneratorin e Fierit, kur ky i fundit nuk kishte mbaruar.

Sipas Vasilit, Rama iu dha zemër hajdutëve.

“Skandali që pjesë e këtij mashtrimi publik bëhet vetë kryeministrit. Njofton koncensionari; hajde merreni në dorëzim në mars, dhe para zgjedhjeve në prill, këtu bëhen prova se si mund të vihet në funksionim inceneratori, që nuk kishte mbaruar, Ai shkoi për show, për t’i dhënë zemër hajdutëve. E keni shumë të qartë të nderuar qytetarë se këta vijojnë dhe marrin kredi pa fund dhe peng vendosin kontratën e shtetit. Këta vijnë me duar në xhepa, kanë bërë pazarin me qeverinë dhe qeveria i jep miliona, 40 e ca milionë dollarë. Nuk mjafton kjo por edhe ajo garancia sovrane që i garanton shteti milionat. Duhet të ishte dorëzuar projekti deri në vitin 2019 por jemi në 2022 dhe s’kemi asgjë.

E provuam sot që shkon në Fier dhe inspekton vepra gjoja formalisht të dorëzuara por aty nuk ka mbarur ndërtimi. Se shkon ky i bekon ata dhe i thotë vazhdoni vidhni. Vazhdon me ministri, me drejtoria dhe kompanitë koncesionare, por fijet janë të gjitha në të njëjtat duar. SPAK duhet të hetojë. Denoncimet nuk do mbarojnë këtu dhe janë mjaft të rënda. Ne angazhim qytetar do ta çojmë deri në fund për ta zbardhur fije më fije këtë histori kaq të rëndë dhe komprometuese. SPAK-u është përpara një përgjegjësie shumë të madhe për çdo hezitim për të hetuar këtë dosje.”, tha Vasili.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *