Connect with us

Bota

Vatikan/ 3 ditë homazhe për Papa Benediktin XVI

Dhjetëra mijëra njerëz kanë nisur t’i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI. Homazhet nisën në orën 07:00 të mëngjesit, ku trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit. Besimtarët kanë mbajtur radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papëd, pasi lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje. Ndër të parët që morën pjesë në ceremoni, ishte presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni. Ai ndërroi jetë natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Vatikani ka bërë të ditur se funerali do mbahet më 5 janar të enjten dhe do drejtohet nga Papa Françesku dhe kjo është hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij. Vatikani thotë se shërbimi funeral do të jetë i thjeshtë, solemn dhe i matur. Vetë Papa Benedikti kishte kërkuar që funerali tij të ishte i thjeshtës, sipas asaj që tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni. Papa Benedikti XVI drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan’. Pas ‘rëndimit të papritur për shkak të moshës’ në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve “një lutje të veçantë për Papa Benediktin”, i cili mbante titullin “Emeritus” pas dorëheqjes.

Advertisement