Connect with us

Kronike

Vazhdon “trendi” i djegies së makinave në Vlorë

Djegia e makinave është shndërruar në një fenomen shumë të përhapur në muajt e fundit, kur këtë fat e kanë pasur disa automjete. Vlora është një nga qytetet më të prekura nga ky fenomen dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm është shkrumbuar një automjet.

Lajmin e bën me dije policia, teksa mësohet se automjeti i përket shtetasit Agron Nikaj. Nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes dhe nëse Nikaj ka pasur ndonjë konflikt. Dyshimet e para janë se zjarrvënia është e qëllimshme.

Njoftimi: Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 04:10, në lagjen “24 maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet në pronësi të shtetasit A. N. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Advertisement