Bota
VD- Përfshihet nga flakët fabrika e ëmbëlsirave në Itali, evakuohen banorët e zonës

Fabrika e ëmbëlsirave “Perffeti” në Milano, Itali është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banorët e zonës janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit, pasi disa të moshuar janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje
Nga pamjet e publikuara në internet shihen flakët dhe tymi i zi që ka mbuluar qiellin. Perfetti Van Melle u themelua në Lainate në vitin 1946. Shumë prej markave më të njohura – si çamçakëzët Brooklyn dhe Big Babol, ëmbëlsirat si Golia, Chupa Chups, Mentos – prodhohen nga kompania.

