Connect with us

Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi/ Familjarët akuza mjekëve: E shtruan në pavionin e Covid

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 12 vjeçar nga Maliqi humbi jetën në QSUT, familjarët jashtë kamerave kanë deklaruar se vogëlushi ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Ata hedhin akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, ndërsa thonë se ai duhej të ndiqej në reanimacion.

“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.

Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion.

Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion.

U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’.

Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.

Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?!

Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200.

Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjet me dëshmitë e marra nga familjarët por këta të fundit kanë sqaruar gjithashtu se nuk kanë pranuar të kryhet ekspertizë mjekoligjore, raporton TCH.

Advertisement