Connect with us

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit / Prokuroria e Shkodrës nis hetimet ndaj prindërve dhe mjekëve për neglizhencë

Prokuroria e Shkodrës njofton se ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit.

Tashmë është referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do të vijojnë hetimet.

Po ashtu do të verifikohen veprimet e prindërve dhe të personelit mjekësor dhe do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Dyshimet janë se 3-vjeçari dhe motra e tij 7-vjeçe pësuan intoksikim pasi ranë në kontakt me helmin e miut, të hedhur nga prindërit në magazinën e tyre. Kjo rezultoi fatale për 3-vjeçarin ndërsa motra e tij është duke luftuar për jetën në spital në Tiranë.

Megjithatë, hetimet pritet të hedhin më tepër dritë mbi tragjedinë e rëndë.

Advertisement