Connect with us

Kronike

Ngjarja në Vlorë/ Si shpërthimi i bombolës i mori jetën tragjikisht 56-vjeçarit

Zbardhet vdekja e 50-vjeçarit në Selenicë të Vlorës. Policia bën të ditur se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ka shpërthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.

NJOFTIMI I POLICISË:

Selenicë, Vlorë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi D. G., 56 vjeç. Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Advertisement