Bota
Vdekja e Berlusconit/ Putin: Mik i dashur, e admiroja mençurinë e tij
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/putin-2.jpg)
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, Putin ka shprehur ngushëllimet për Berlusconit, ku e quan ‘mik i dashur dhe i vërtetë’.
“E admirova sinqerisht mençurinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime largpamëse”, thuhet në postimin e Putinit.
Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)