Politike
Vdekja e Enver Sheshit/ Berisha: Eleminim nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Enver Sheshit. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, kreu i PD-së, hedh dyshime mbi këtë vrasje. Ai thotë se e gjitha është një eleminim mafioz i kryer në burgjet e kontrolluara nga kryeministri Edi Rama. Më tej, Berisha shton se Sheshi kishte vendosur të dëshmojë për skemën e vjedhjes në paratë e përfituara nga inceneratorët, mirëpo për të ndaluar këtë, u krye vrasja e tij.
Berisha i bën thirrje avokatit të popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të Sheshit.
POSTIMI I BERISHËS:
Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi. Të dashur miq, vdekjet e dyshimta, eleminimet mafjoze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.
Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.
Personalisht shtoj: Së pari shpreh ngushellime famijles për hunbjen e njeriut të tyre të dashur.
Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndermarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet çnjerzore në burgjet e Shqiperise