Connect with us

Aktualitet

Vdekja e Martin Canit, nesër sërish protestë para Ministrisë së Arsimit

Qytetarët priten të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Të “mllefosur” me institucionet arsimore ata edhe një herë do të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, të cilit iu morën ëndrrat dhe jeta mesditën e së hënës nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Nën moton “për Martinin, për jetën, sigurinë, arsimin e fëmijët”, qytetarët do të mblidhen në orën 11.00 te Shkolla Fan Noli dhe më pas do të protestojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë që në protestën që u mbajt disa ditë më parë, iu bashkua edhe babai i Martinit dhe gjyshi i tij. Me foton e të birit në duar dhe me lotët që i “lanin” fytyrën, i ati i 14-vjeçarit qëndroi për pak minuta dhe më pas u largua. Ndërkohë në pamundësi për të folur para qytetarëve, fjalën e mbajti gjyshi i Martinit i cili kërkoi drejtësi për nipin e tij.

Vdekja e Martin Canit, nesër sërish protestë para Ministrisë
Advertisement