Connect with us

Aktualitet

Vdekja e mistershme e prokurorit Xhevat Hana, vëllai kërkon drejtësi: E vranë bishat e pushtetit…

12 vite më parë, u nda nga jeta prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana. Familjarët hodhën menjëherë dyshimet se Hana është vrarë duke u helmuar, por ngjarja ende sot pas më shumë se një dekade mbetet e pazbardhur. Vëllai, Selami Hana, kërkon drejtësi për ish-prokurorin, për të cilin thotë se u nda padrejtësisht nga jeta.

“Në 12-vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë, prokurorit Xhevat Hana! Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht dhe pabesisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kane kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm”, shkruan Selami Hana, ndërsa thekon se ka shpresa te drejtësia e re që të zbardhë ngjarjen.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu.

Ai ishte i vetmi që çoi në gjykatë njerëzit e SHIK-ut të Gazidedes, përkatësisht Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin që dyshohet se zhdukën biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet se kishte filmuar takimin trepalësh të ish-presidentit Sali Berisha me homologët e tij në atë kohë Sllobodan Milosheviç të Serbisë dhe Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum.

Advertisement