Bota
Vdekja e Navalny-t/ Biden: Mos bëni gabim, Putini është përgjegjës
Joe Biden ka folur për raportet ruse në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
“Nuk jam i befasuar dhe i indinjuar nga lajmet,” tha Biden teksa shtoi se Navalny u ngrit “me guxim” ndaj korrupsionit dhe dhunës brenda administratës së Putinit.
Ai thotë se nuk ka arsye të mos besojë raportet për vdekjen e tij.
“Mos bëni gabim, Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalny-t” dhe kjo është “edhe më shumë provë e brutalitetit të Putinit”.
“Kjo tragjedi na kujton rreziqet e këtij momenti. Ne duhet të sigurojmë fondet në mënyrë që Ukraina të vazhdojë të mbrohet,” shprehet Biden.
“Historia po e shikon Dhomën e Përfaqësuesve”, shtoi ai.
Republikanët e linjës së ashpër po mbajnë një projekt-ligj jetik të ndihmës për Ukrainën në dhomën e Kongresit, pasi ai kaloi në Senat me mbështetjen dypartiake.
“Putini dhe e gjithë bota duhet ta dinë. Nëse ndonjë kundërshtar do të na sulmonte, aleatët tanë të NATO-s do të na mbështesin dhe nëse Putini do të sulmonte një aleat të NATO-s, SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.”
Presidenti kishte thënë pas takimit me Vladimir Putin në qershor 2021 se vdekja e Nalvany do të rrezikonte pasoja shkatërruese për Rusinë.
I pyetur se me çfarë pasojash do të përballet Putin, Biden thotë: “Kjo ishte tre vjet më parë, ndërkohë që ata janë përballur me një ferr me shumë pasoja.”
Ai tregon për sanksionet që janë marrë kundër Rusisë dhe numrin e ushtarëve rusë që janë vrarë në Ukrainë.