Connect with us

Aktualitet

Vdekja e nënës te ‘Koço Gliozheni’, familjarët akuzojnë mjekët

Disa orë pasi 30-vjeçarja M.V ndërroi jetë në ambientet e spitalit “Koço Gliozheni” 4 ditë pasi solli në jetën foshnjen e saj, familjarët e nënës hedhin akuza te stafi mjekësor. Jashtë kamerave, halla e 30-vjeçares u shpreh se e reja kishte patur dhimbje të forta që i ka ndjerë pasi i ka dalë gjilpëra që ka bërë pas lindjes.

“Nuk ju është bërë shërbim. Ka shkuar në spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh. Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë te operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta, njërën këmbë nuk e ndiente”, tha ajo jashtë kamerave, sipas Panorama Tv.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë

Advertisement