Connect with us

Aktualitet

Vdekja e publicistit të njohur/ Artisti Rober Aliaj prek me fjalët: Bota e televizionit ka humbur shumë

Artisti Robert Aliaj i cili diskutoi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji  i cili  humbi jetën ditën e shtunë pas një arresti kardiak në qytetin e Sarandës.

Aliaj tregoi se kishte patur një miqësi të vjetër me Zhejin që në shkollën fillore dhe shumë pika të përbashkëta në bisedat e tyre.

Ai e përshkroi Artur Zhejin si një figurë tolerante dhe që paragjykimi për njerëzit nuk ekzistonte në karakterin e tij.

Aliaj theksoi se me largimin e tij bota e gazetarisë dhe e televizionit ka humbur shumë.

 

 

“Unë me Artur Zhejin kam pasur një miqësi të vjetër, që në shkollën fillore.

Kam gjetur shumë pika të përbashkëta me të edhe në bisedet tona. Ne kishim një respekt reciprok me njëri-tjetrin. Edhe në moshë të vogël kemi patur edhe disa përplasje idesh. Kam kaluar kohë bashkë me Zhejin, dhe është një dhimbje e madhe.

Arturi e kishte kuptuar shumë mirë edhe gjuhën politike shqiptare. Ai ishte një figurë e ndërtuar në gazetari dhe shumë dimensional. Nga Zheji unë kam marrë këshilla shumë të vyera. Ai ishte një njeri tolerant dhe jo konfliktual dhe tek ai nuk ekzistonte paragjykimi për njerëzit. Kur mora vesh për humbjen e tij jam ndjerë keq. Me largimin e Zhejit bota e gazetarisë dhe televizionit ka humbur shumë”, tha Aliaj

Advertisement