Connect with us

Aktualitet

Vdekja e të riut/ Avokatja: Leari nuk rezulton përdorues droge

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se policia nuk ka regjistruar arsyen se përse u ndalua Lear Kurti. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ballanca tha se nuk është dokumentuar hyrja e Lear Kurtit në komisariat dhe gjithashtu nuk është dokumentuar as arsyeja e ndalimit të tij. Po kështu, Ballanca tha se nga kqyrja e regjistrave për vitin 2022, nuk rezulton se Kurti të ketë qenë kontigjent i policisë si shpërndarës apo konsumator i lëndëve narkotike, por ishte shoqëruar një herë për verifikim dhe një herë tjetër, sepse kishte qenë në makinën e një personi që nuk posedonte patentë.

‘Kjo është një ngjarje e trishtë dhe sigurisht për secilin nga ne pavarësisht shkaqeve duhet të na vërë përpara një përgjegjësie të madhe për ta hetuar rastin dhe ajo duhet të jetë drejtpërdrejtë policia e shtetit të japë të gjitha informacionet dhe të vërtetojë se rasti ka qenë fatkeq. Pas ngjarjes së bërë publike kemi droguar një grup hetimi, gjithashtu dy ndihmës komisionerë që kanë bërë këqyrjen e parë dhe kanë kërkuar kamerat dhe kanë kërkuar sqarime të personave shoqërues. Ajo që ka dalë si rezultat i parë ka qenë një informim se personi nuk është futur fare në komisariat por është dërguar menjëherë në spital ku dhe ka humbur jetën. Ne kemi evidentuar disa parregullsi në procedurat që rregullojë shoqërimin e personit. Kjo nuk do të thotë se policia ka qenë i dhunuar por ka një problematikë në shoqërimin e personit. Policia s’mund të shoqëroj çdo person, duhet të ketë indicie që ka një vepër penale, që dyshohet etj. Policia nuk e shpjegon dot pse e shoqëron Leart Kurtin në polici. Nuk kishte asnjë regjistrim për shoqërimin e personit. Presim dhe pamjet filmike, kemi vazhduar me hetimin për përgatitjen e dokumentacionin, kemi marrë në pyetje të gjithë punonjësit e policisë të përfshirë në këtë çështje.‘- tha ajo.

Më tej ajo theksoi se në momentin e parë ajo që e frenoi pak hetimin ishin gjetjet se shkaku i vdekjes ishte gëlltitja e një sasie lënde narkotike. Sipas saj, u desh të viheshin në dispozicion pamjet filmike të ndryshme të mara nga mediat të cilat nuk janë prova definitive por janë njëlloj indicie që të thellojmë hetimin nëse ka pasur apo jo tejkalim të forcës të shkaqeve të shoqërimit të personit në fjalë.

‘Hetimi duhet bërë në eliminimin e çdo piste të mundshme. Vetë efektivëte policisë nuk pranojnë se ka pasur dhunë, shprehen se Kurti është ndjerë keq pasi ka arritur në komisariat. Ne kemi hetuar dhe verifikuar, se in riu është shoqëruar dy herë gjatë vitit 2022 në komisariatin nr.2, për shkaqe banale që s’kanë lidhje fare me konsumin apo shpërndarjen e lëndëve narkotike. Hera e parë është shoqëruar se ka pasur probleme me identifikimin e tij, ka dhënë të dhëna jo të qarta pra dhënia kontradiktore për identitetin e tij dhe e kanë mbajtur në maksimumin e mundshëm 8 orë. Hera e dytë, për një shkak dhe më i palidhur me drogën sepse ka qenë në një mjet me një person që s’ka pasur patentë. Nuk duket se personi të ketë qenë i shoqëruar për këto shkaqe, por ne do vazhdojmë të thellojmë hetimin.‘- shtoi avokatja e Popullit.

Advertisement