Connect with us

Kronike

Vdekja tragjike e 12-vjeçarit/ E ëma mes lotësh: Dua drejtësi

Në stadiumin e Maliqit, Korçë u zhvillua ndeshja homazh për futbollistin 12-vjeçar që humbi jetën nga miokarditi akut. Nëna e tij, Roveta Sadiku akuzoi spitalin e Korçës dhe Pediatrinë e QSUT për neglizhencë të tij. Ajo tha se atij nuk i kanë bërë eko zemre dhe e gënjyen duke i thënë se ka virozë. E ëma e viktimes shprehet se kërkon drejtësi për të birin dhe se nëse nuk merren masa ajo paralajmëron protestë.

“Neglizhencë totale nga mjekësia që në Korçë e deri në Tiranë, Leon e neglizhuan. Mamin ia gënjyen Leos dhe i thanë ka virozë. E nxorrën me miokardit, kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh. Unë dua drejtësi. Sepse si leo im mund të ikin shumë Leo të tjerë. Nëse shteti nul lëviz unë do të bëj protesta, nuk e lë me kaq këtë”, tha nëna e tij.

I mituri nga fshati Pocestë i bashkisë së Maliqit pasi ishte ndjerë keq, ishte dërguar për t’u trajtuar pranë spitalit rajonal të Korçës, por duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, e sollën në Tiranë.

Advertisement